28.5 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Zbulohet ‘lidhja’ që ka Luizi me Eglën, gazetari: E nisën për lojë, por

Gazetari Flavio Qarri, i ftuar në “Breaking” në Top News, tha se në këtë edicion të Big Brother Vip, Egla ka arritur që të marrë vëmendjen e publikut, edhe pse duket se i ka ndarë në dy ‘kampe’, ata që e duan dhe ata që nuk e duan.

Për këtë ai kujton pak edhe rrugëtimin e Luizit një vit më parë dhe sesi arriti që të marrë vëmendjen e publikut.

“Ajo që ndodh aty brenda duam apo nuk duam ne, është reflektim i shoqërisë sonë. Fakti që Egla u duk personazhi më pak i zëshëm dhe më i rëndësishëm aty dhe javë pas jave i bëri të gjithë të flasin me vete, tregon se është shumë e rëndësishme se ata njerëz aty brenda.

Ne duhet të kujtojmë pak dinamikën e Luizit. Ajo që e bën dallimin është momenti kur ka ndodhur atraksioni i publikut. Kur i kushtuan më shumë vëmendje Luizit panë që ai i ofronte argëtim publikut. Kur filloi historia me sëmundjen, aty njerëzit u magjepsën me historinë e Luizit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Eglën. Ka përfituar edhe se stili i saj është dhe më brutal se të tjerët, një stil brutal psikologjik. Ka depërtuar pak më thellë mendoj unë. Disa personazhe e kanë veçorinë që ta bëjnë publikun që të ndahet, në pro dhe kudër, por kjo nuk i sjell asgjë të keqe Eglës, përkundrazi”, tha ai.

 

Top Channel

Related posts

Anxhelina Hadërgjonaj qenka martuar dhe jeton në Dubai

dardanianews

Xhuli hedh akuza të forta ndaj Ilir Shaqirit

dardanianews

Getinjo në lidhje dashurie me modelen dhe këngëtaren superseksi!

dardanianews