November 11, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Dy ish banorët e BBVA në një marrdhënie dashurie?

Banorët e “Big Brother VIP” janë informuar për disa ngjarje që kanë ndodhur jashtë shtëpisë që pas hyrjes së tyre në këtë spektakël, por disa nga informacionet nuk janë të vërteta.

Me përjashtim të Liamit, Jetmirit dhe Gracianos banorët duhet të gjejnë lajmet që janë të vërteta dhe cilat jo.

“Fatjon Kuqari dhe Arta Kabashi në një lidhje dashurie?” ishte një ndër informacionet që iu dha banorëve, ndërsa shumica e banorëve mendojnë se ky informacion është gënjeshtër.

“Nuk është e vërtetë. Arta nuk e pranonte, unë e kam pyetur disa herë”– tha Françeska.

“Unë mendoj që është e vërtetë”– tha Romeo, ndërsa Roza Lati u gëzua jashtë mase.

Related posts

Nusja e Mihrije Brahës bën ndryshim drastik në pamje

dardanianews

Besa rikthehet pas 12 vitesh në festivalin e RTSH-së

dardanianews

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha po vjen….

dardanianews