25.2 C
New York
August 22, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

E rëndë: Punëtorët e ujësjellësit përplasin 2-vjeçaren me veturë dhe e hedhin trupin në kanal!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi. Një 2-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur që prej 26 marsit u gjet e pajetë këtë të enjte në një kanal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat në Serbi raporotjnë se trupi i pajetë i vogëlushes, Danka Iliq u gjet në kanal. Lajmin e rëndë për 2-vjeçaren e konfirmoi sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se kanë qenë dy punonjës të ujësjellësit ata të cilët e kanë perplasur aksidentalisht vogëlushen me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas trupin e pajetë e kanë hedhur në një kanal.

Mësohet se autorët e kësaj ngjarje të rëndë janë arrestuar. Nga hetimi i policisë kriminale të PU Bor bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur më 26 mars rreth orës 13:52, pra vetëm shtatë minuta pasi vajza është zhdukur sipas kallëzimit të nënës.

Danka u zhduk më 26 mars teksa po lunate para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije në Serbinë verilindore.

Related posts

Ky është polici që humbi jetën nga plagët në Kaçanik

dardanianews

Krimi në Prizren, përveç vajzës që ka mbetur e vdekur, burri ka therur me thikë edhe gruan dhe vajzën tjetër

dardanianews

Leka që vdiq sot, ish futbollist i 2 Korrikut të Prishtinës

dardanianews