November 7, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Kush janë nipi dhe daja që deshtën të kryejnë mardhënie midis Fushë Kosove, por ndodhi diçka!

Një rast i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E njejta po cilësohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, pasi një burrë ka goditur me thikë në kokë një person tjetër.

I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Rasti ka ndodhur në banesën e të dyshuarit në rrugën “17 Shkurti”, ku fillimisht e kishte ftuar viktimën, e më pas e ka goditur pasi kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

Media ka mësuar se sipas informacioneve të para, palët kanë lidhje familjare mes vete, pra janë nip (i dyshuari) e dajë (viktima).

Policia ka njoftuar se viktima që u sulmua me thikë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”.

Related posts

Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do ishte gjallë

dardanianews

Trumpi zbarkon në Shqipëri, Edi Rama bie urgjent? Merkoçi: Ja ç’po vjen për 2027-n

dardanianews

Policia konfirmon vetvrasjen e Lulzim Kryeziut, u gjet i varur në villën e tij në Mleqan të Malishevës

dardanianews