November 22, 2026
DardaniaNews
Showbiz

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli përgjigjet

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe më të kërkuar në treg.

Këngëtari shkodran ka dhënë së fundmi një konferencë për mediat, ku u pyet edhe rreth Big Brother VIP Kosova, pasi ka pasur aludime të shumta se do ti bashkohet formatit si opinionist.

“A është e vërtetë që do të jesh pjesë e Big Brother VIP Kosova?”, ka qenë pyetja e parashtruar.

“Nëse ta jap unë përgjigjen ç’kuptim ka, nuk do të ketë më zëra. Kështu që t’i lëmë zërat”, u përgjigj këngëtari.

Nuk dihet nëse kjo përgjigje ishte e qëllimshme apo nëse vërtetë ka diçka në këtë mes.

Related posts

Sara ngriti dyshime për daljen e Bardhit, ky është reagimi i menaxherit të këngëtarit

dardanianews

E shkruar nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

dardanianews

Gazetarja atraktive tregon se si Miliam Zeka e ngacmoj në studio

dardanianews