August 19, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin? Reagon Efi Dhedhes: Ja e vërteta!

Në ditën e Shën Valentinin Efi Dhedhes dhe Flor Mumajesi trazuan jo pak rrjetin kur vendosën të postonin një foto duke u puthur në faqe.

Kaq mjaftoi që në rrjet të përflitej për një romancë të mundshme mes tyre.

Gjithsesi, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi. E pyetur mbi këto pikëpyetje në intervistën e fundit me “Prive”, Efi deklaroi se ajo dhe Flori janë vetëm miq. E sa i takon fotos tha se rastisën të dy në një event në 14 shkurt.

”Jo. Kemi bërë një foto dhe ka qenë fiks dita e Shën Valentinit. Ishim rastësisht në një event atë ditë. Ne jemi thjesht shumë miq.”– u shpreh Efi.

 

Related posts

Big Mama u prezantua si opinioniste e Ferma Vip 2, por gjithçka u kthye përmbys

dardanianews

Më në fund e zbulon Leonora Jakupi, ky është mashkulli që e shoqëron kudo që ajo shkon

dardanianews

Ramë Lahaj për Big Brother Kosova: Gërrdi, mjerim, ofendues

dardanianews