December 29, 2025
DardaniaNews
LajmeSociale

Lotët e një babai: Për atë Zot mezi e prita, por Alea ime po vdes… i lutem krejt shqiptarëve për ndihmë

Sesa vuan shpirti i këtij babai, vështirë të rroket me fjalë. Përballë ka të bijën e intubuar. Alea e vogël është veçse dy muajshe.

Veç dhimbjes që i thyen zemrën, në kurriz ky baba mban një barrë të rëndë. Nuk mundet… Nuk mundet dot të bëjë diçka për t’ja lehtësuar frymën të bijës, për ta dërguar drejt shërimit, për t’i rikthyer buzëqeshjen. Ky baba vajton papushim i mbytur nga dhimbjet, aqsa thotë se nuk e di a është gjallë apo vdekur.

“As gjallë as vdekur s’jam… dua vetëm të më shpëtojë Alea. Me zor e kam pritur, për Zotin… (qan) është shumë rëndë, vajza ëstë shumë keq, s’di ç’të them (qan)… edhe s’jam i zoti të bëj asgjë. Ju lutem shqiptarëve, të më ndihmojnë… të mos e humb Alean, s’dua ta humb vajzën”-thotë mes lotëve babai.

Alea vogël është në betejë për jetën. Një problem në mushkëri rrezikon që vogëlushja të shuhet. Alea ka nevojë për t’u nisur sa më parë jashtë shtetit, për kurim të specializuar. Por familja nuk i ka mundësitë ekonomike për të përballuar faturën financiare.

Related posts

Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta

dardanianews

22 vjet nga vrasja e Ismet Rracit/ Drejtësia e shantazhuar nga vrasësit, heshtë!

dardanianews

𝐊ë𝐫𝐤𝐞𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐙𝐞𝐤ë𝐧, 𝐛𝐚𝐛𝐚𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐲 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞

dardanianews