9.1 C
New York
April 20, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

EKSKLUZIVE / PDK Se Shpejti Me Kryetar Te Ri, Ja Per Ke Behet Fjale

PDK së shpejti me kryetar të ri, ky është emri i kandidatit potencial. Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar reforma të thella në partinë që tash ,më e drejton, para zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe udhëtimit drejt Hagës të kryetarit të saj Kadri Veseli. Hoxhaj ka thënë se PDK duhet të zgjedh kryetarin e ri, por që edhe Kryesia aktuale duhet të jap dorëheqje. Burime të Blic, brenda subjektit më të madh opozitare kanë thënë se reformat e paralajmëruar nga Enver Hoxhaj, do të nisin shpejt. “Fundi i këtij muaji apo fillimi i qershorit do ta gjej PDK me kryetar të ri dhe Kryesi të re “, i kanë thënë këto burime Gazetës. Partia Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj ka marrë rezultatin më të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit. Mungesa e liderit të saj Kadri Veseli, ka qenë vetëm njëra nga arsyet e humbjes, kanë dhënë zyrtarë të lartë të kësaj partie. Me apo pa kryetarin e saj, PDK tashmë ka nisur formimin e një Komisioni që do të merret me organizmin e Konventës së PDK e që nga kjo Konventë do të dalin edhe kryetari i ri por edhe organet drejtuese të partisë, siç është Kryesia e saj.

Related posts

Vjen lajmi i mirë! Japonezët gjejnë zgjidhjen, ky është ilaçi që shëroi pacientët me koronavirus për 4 ditë

dardanianews

Avokati i njohur: Sapo më kërcënoi Sami Lushtaku, ai është nisur për te shtëpija ime

dardanianews

Rama: Open Balkan është e ardhmja dhe bashkimi i shqiptarëve bëhet me mjetet e të ardhmes, jo me avazin e vjetër

dardanianews