3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës: Flamuri serb po valvitet në Tiranë, më dhemb zemra

Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, ka marrë vëmendje me një video të publikuar në Instagram nga Tirana.

Ai këtë video ia dedikon popullit të Kosovës duke i falënderuar për çdo gjë që kanë bërë për flamurin kuq e zi.

Njëherësh, këngëtari ka kërkuar falje teksa tregon se flamuri i Serbisë po valëvitet nëpër lokalet e Tiranës.

“Përshëndetje vëllezër dhe motra, baballarë dhe i gjithë populli i Kosovës. Ky Evropian nuk do të ishte kaq i zjarrtë pa tifozërinë tuaj, në çdo stadium të Evropës, edhe gjithmonë e keni treguar veten për flamurin kuq e zi, gjithmonë keni dhënë gjithçka për flamurin kuq e zi”, u shpreh ai.

38-vjeçari theksoi: “Edhe sot në Tiranën tonë apo në Shqipëri këndej flamuri serb valëvitet në çdo lokal të Shqipërisë. Unë realisht nuk po e bëj këtë video për të marrë pëlqime por realisht më dhemb zemra sepse shqiptarët i kanë harruar vuajtjet e masakrat që kanë ndodhur në Kosovë e fëmijët e vrarë e shumë çfarë i ka ndodhur këtij populli”.

“Mirëpo, kjo Shqipëria e modernizuar, kështu që unë që jetoj këtu ju kërkoj ndjesë shpirtërisht nga thellësia e zemrës”, tha ai ndër të tjerash.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) vjen shpesh edhe në Kosovë, ndërsa ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP.

Related posts

“Bes Kallaku është kapur duke u puthur me një vajzë tjetër”

dardanianews

“Lavire”: Fjolla Morina me akuza të rënda ndaj Morena Tarakut, Arbnora Ademajt e Shkenda Dubovës?

dardanianews

“Kam hy në dhomë të prindërve”, Mirdoni tregon një ngjarje pikante (VIDEO)

dardanianews