November 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

Njoftim nga SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër

NJOFTIM!

Të nderuar anëtarë të SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër, ju kontribues dhe dashamirës të sajë, si në mërgatë e poashtu në Kosovë.
Si çdo vit, edhe këtë vit SHBK “SALIH ÇEKAJ” organizon vizita përkujtimore te deshmorët e Kombit,gjatë pushimeve verore në Kosovë. Ju njoftojmë se kryesia e shoqatës vendosi që dita e vizitave do të jetë me 01.08.2023. Takimi fillon në ora 8.00 te pompa e benzinës “DHF” afër ndërmarrjes Viva Fresh në Deçan. Nderimet perkujtimore fillojnë te shtatorja e heroit Salih Çekaj në qendër të Deçanit, për të vazhduar tutje. Ju ftojmë të gjithë të interesuarve që të na bashkangjiteni në këtë ditë të veqant, për të nderuar më të merituarit për Lirin dhe shtetin që po e gëzojmë ne. Itinerarin e vizitave e keni në fotografin më poshtë.
Me shumë nderime,Kryesia e SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër.

Related posts

Marrëveshja me Serbinë nuk do të përfshijë ndarjen e Kosovës

dardanianews

Ariu ia shqeu fytyrën me një goditje, 39 vjeçari tregon si shpëtoi nga ai

dardanianews

Grenelli e pranon urdhrin e flamurit serb

dardanianews