26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Marrëveshja me Serbinë nuk do të përfshijë ndarjen e Kosovës

deja e ndarjes dhe e ndryshimit të kufijve ka dalë prej tryezës së diskutimeve Kosovë-Serbi. Një opsion i tillë s’ka përkrahja as në Bruksel e Washingtron. Burime të Express kanë thënë se ujdia finale Kosovë-Serbi nuk do të përfshijë në asnjë rrethanë ndarjen e Kosovës.

Express

Prej janarit të vitit 2018 kur është hapur zyrtarisht tema e ndarjessë Kosovës e deri më tash askund s’ka gjetur përkrahje.

Në përkrahje të kësaj ideje s’kanë dalë as në Bruksel dhe as në Washington.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se Marrëveshja Finale nuk do të përfshijë në asnjë rrethane ndarjen e Kosovës.

“Ndarja e Kosovës nuk do të jetë kompromisi midis dy palëve”, kanë thënë burime për Express.

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rinisë pasi Qeveria sot hoqi të gjitha barrierat e vendosura për të penguar bisedimet ndërmjet dy vendeve.

Zyrtarë të BE’së dhe të SHBA’së kanë paralajmëruar se dialogu do të rinisë shpejt ndërmjet dy vendeve.

Këtë proces do ta udhëheq Kryeministri i  ri, Avdullah Hoti, ashtu siç parashihet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa, Presidenti pritet të jetë pjesë e delegacionit si udhëheqës i politikës së jashtme që i garantohet me Kushtetutë.

Kosova dhe Serbia kanë negociuar mes vete prej vitit 1999 kur edhe është nënshkruar Marrëveshja e Raambujes, me çka merr fund prania ushtarake e policore serbe në Kosovë.

Raundi i dytë i bisedimeve Kosovë-Serbi është zhvilluar ne Vjenë dhe përfundon me Pakon e Ahtisaarit e cila i hapë rrugë pavarësisë së Kosovës në shkurtin e vitit 2008.

Edhe një raund i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar në Bruksel, fillimisht i nisur si dialog teknik, për të përfunduar në dialog politik, duke u nënshkruar disa marrëveshja shumica e të cilave nuk janë zbatuar ose ka pasur vështirësi në zbatim.

Aktualisht, SHBA dhe BE po kërkojnë një fazë të re të dialogut me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Related posts

Babai ideologjik i LVV’së, kërkonte që të bëhej shkëmbimi i territoreve me Serbinë

dardanianews

Deklarata bombë/ Skandaloze, 20 milionë euro për mbrojtjen e vrasësit të Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës…

dardanianews

Juristja më seksi shqiptare provokon me një pozë të zjarrtë nga………shtr…

dardanianews