-2.4 C
New York
February 5, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Raporti i saj me Amir Rrahmani është përfolur shumë, Xhuli tregon detaje

Bukuroshja e njohur, Juliana Nura, ishte së fundmi e ftuar në një intervistë për “Onima” të titulluar “Një pije me Xhulin”, ku ndau detaje të reja dhe të papritura rreth një historie të shumëpërfolur me futbollistin e njohur, Amir Rrahmani.

Gjatë intervistës, Juliana foli për akuzat që Amiri kishte bërë ndaj saj, duke pretenduar se ajo kishte dërguar mediave një fotografi të tyre të përbashkët për të krijuar lajm.

Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, Juliana tregoi gazetares mesazhet që kishte marrë nga Amiri, duke u mbështetur në ‘screenshot’-et si provë.

Kështu vepron një mashkull kur ti e refuzon dhe nuk ia jep atë që do”, deklaroi Juliana gjatë intervistës, duke shpjeguar se reagimi i Amirit ishte i nxitur nga refuzimi i saj.

Mesazhi që ajo tregoi gazetares nuk u publikua për shikuesit për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme që përmbante.

Kjo intervistë ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke bërë që shumë njerëz të shprehin mendimet e tyre mbi këtë çështje.

Xhuli madje e ka akuzuar Amirin se e ka përdorur ish-të dashurën e tij Era Istrefi gjithashtu për famë, si dhe një vajzë tjetër.

Related posts

Kiara Tito më në fund ‘pranon’ atë që shumë dini

dardanianews

Fansi i dhuroj 50 euro, këngëtarja shqiptare e injoron keq, “ 5000 euro cic*t, ti don me mi fut 50 euro, jo mor….” (VIDEO)

dardanianews

Moderatorja që po paralajmëron kandidaturën për presidente të Shqipërisë

dardanianews