June 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Linda Halimi: Unë me burrin ‘gjuajmë’ vajza së bashku

Këngëtarja Linda Halimi ka qenë shumë e përfolur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi këngëtarja ka pasur një debat me tiktok-erin Azem Gagica, ku është përfolur se ky i fundit po flirton me të.

E teksa në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë, në një moment Linda ka thënë se nuk ka asgjë të keqe që të ketë flirte brenda shtëpisë.

Madje, në një moment ajo ka thënë se ka raste kur bashkë me burrin e saj, Davon Edwards, “gjuajnë” vajza së bashku për shaka.

“Unë me burrin tim gjuajmë goca së bashku për shaka”, tha Linda.

Flirti Linda-Azem ka ngjallur një debat të madh mes banorësh, ku në një moment është përfshirë edhe Ledi Vokshi e cila ka pasur një debat të zjarrtë me Linden.

Related posts

Edona drejtuar Lumbardhit “Ty ta ka blerë babi Salihu çmimin prej 60 mijë euro”

dardanianews

Pas fjalëve të Eglit, Olsi nuk ndalet: Pse po më zë lemza

dardanianews

Don Xhon rregullon raportet me modelen ruse, ja çka thotë ajo për reperin

dardanianews