Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit, i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia doli.
Trupi i sportistit fatkeq serb, është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.
Ngjarja tragjike ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake, ku shumë komentuan negativisht faktin se për herë të parë, në një garë të tillë u zgjodh noti si eventi i fundit.
Në një video, një spektator është regjistruar, duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukiqin, pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb.
Kreu i autoritetit organizator në një konferencë për media, shprehu keqardhjen për vdekjen e Dukiqit, pohoi se ka pasur personel të sigurisë dhe shtoi se ka bashkëpunim me autoritetet në Teksas prë hetimin e ngjarjes.
Sipas biografisë së Dukiqit në faqen e internetit të eventit serb, ishte sportisti numër 3 në garën në vendin e tij dhe numri 88 në renditjen botërore.