3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Kush është Mir Pepaj, biznesmeni për të cilin u përleshën motrat Berisha me modelen Klea Prenga. Jetë luksi dhe aventura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet.

Klea Prenga ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë.

Sipas saj, dikush e ka goditur nga pas dhe i ka thyer një shishe qelqi në fytyrë. Fajtore për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha.

Kjo e fundit është e njohur për publikun. Ndërkohë Klea shprehet se personat në fjalë “as nuk më njohin dhe as nuk i njoh. Nuk kam pasur kurrë kontakt me to”.

Gjithashtu 24-vjeçarja ka zbuluar se regjistrimet e kamerave janë në duar të shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Po për çfarë ka ndodhur ky sherr mes vajzave?

Sipas komenteve në postimin e Klea Prengës, gjithçka ka nisur pasi kjo e fundit është e dashura e bashkëshortit të Marielës.

Teksa komentuesit dënojnë dhunën, shkruajnë se bëhet fjalë për biznesmemin, Mir Pepa. Kujtojmë se Antonela Berisha e ka përmendur herë pas here kunatin e saj në daljet e ndryshme televizive, por pa zbuluar identitetin e tij.

Por kush është Mir Pepa?

Ky i fundit është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit.

Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.

Por ishin komentuesit në postimin e Kleas, ata që shkruan emrin e biznesmenit nëpër komente. Madje ka nga ata që thonë se çifti në fakt është i ndarë.

“Më e forta është që paska kohë dhe qenka ndarë nga burri zonja e botës, e ka bërë veç nga inati. Më ordinere femra të dëshpëruara. Lëvizje të dëshpëruara”, shkruan një komentues.

Njoftimi i policisë:Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Related posts

Djali i Edi Ramës në një lidhje ? Vajza misterioze krah tij në stadium shton dyshimet

dardanianews

“Ama buzën zemër”, Gresa puth përsëri Vullnetin (VIDEO)

dardanianews

“Donaldi martohet me Borën”, aktori i emisionit të njohur habit me deklaratën

dardanianews