November 5, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Stresi nga arratia, artistëve kosovarë: U munduat të na bëni dëm këtë verë, kuku për ju pas tunelit të Kalimashit /DETAJET/

Këngëtari Arkimed Lushaj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për përfshirjen në sherrin në një klub nate në Pejë, ka hedhur akuza të rënda ndaj disa kolegëve në Kosovë.

Ai thotë se disa prej tyre kanë ndihmuar në arrestimin e Noizyt si dhe për t’i prishur punë dyshes që të mosperformojnë në Kosovë.

Stresi gjithashtu i paralajmëron ata se nuk do të arrijnë të mbajnë koncerte në Shqipëri.

“Mos harroni se këtu do të jemi dhe e dimë se kush ka ndikuar në këtë çështje për të na bërë dëm. Më e forta është se janë ‘Artistë’. Kuku për ju pas tunelit të Kalimashit… Ishit të sigurt se pas verës do të keni koncerte nëpër Shqipëri, por pa mua nuk keni për të bërë asnjë datë, meqë qenka puna kështu. Meqë si k**va jeni munduar të na bëni dëm për këtë verë… Se s’mundeni ndryshe, veç fshehtas. Nuk ka forcë që mundet t’ju garantojë, mbajeni mend”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.

 

Related posts

Juli e quan Feron ‘Magar’, nuk përmbahet aspak pas deklaratave të tij

dardanianews

Egli kërkon të largohet nga BBVA

dardanianews

Tifozja e famshme kroate ‘shkund’ rrjetet sociale, foto provokuese nga Ibiza me bikini rozë

dardanianews