October 29, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Madonna shihet me të dashurin e ri në Itali – futbollistin xhamajkan që është 27 vite më i ri se ajo

Madonna u fotografua me të dashurin e saj të ri Akeem Morris, 37 vjet më i ri, disa muaj pasi u nda nga partneri i saj i fundit në fillim të këtij viti.

Çifti i ri, me 37 vite diferencë, u panë duke ecur dorë për dore në Portofino, Itali këtë javë përpara ditëlindjes së 66-të të ikonës së popit.

Besohet se Madonna do të festojë ditëlindjen e saj në pronën private të ‘Dolce & Gabbana’ dhe Akeem do të jetë me të, sipas shtypit lokal italian.

U zbulua se futbollisti xhamajkan ka qenë në jetën e saj prej disa kohësh, pasi më parë ata ishin shfaqur në një xhirim të përbashkët për revistën “Paper”, që u publikua në gusht të 2022.

Pas paraqitjes së bashku në revistë, Madonna dhe Akeem nuk u panë më bashkë deri në korrik të vitit 2024, kur këngëtarja postoi foto së bashku në profilin e saj në Instagram.

Ata gjithashtu festuan së bashku 4 korrikun dhe në atë kohë, ish-e dashura e Akeem publikoi një video në faqen e saj në TikTok që sugjeronte se ai e la atë pas tri vitesh lidhje për shkak të Madonnas. /Telegrafi/

Related posts

Në ditëlindjen e Kaderit, vëmendja te Santiana (foto)

dardanianews

Xheneta ‘trazon’ rrjetin, me këtë veprim zbulon se sante do të hyjë në BBVA

dardanianews

Çfarë lidhje familjare kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

dardanianews