December 3, 2024
DardaniaNews
EkonomiLajmeSociale

Bie çmimi i drurit dhe peletit në Kosovë, qytetarët preferojnë ngrohjen me kondicionerë

“45 euro po shkon një metër dru, në disa raste shitet edhe pak më shtrenjtë”, thotë një shitës i drurit në tregun e Prishtinës, i cili nuk dëshiron të flas me emër.

Ndërsa një shitës nga Komuna e Lipjanit thotë për Front Online se çmimi i një metri dru fillon me 45 euro dhe shkon deri në 55 euro.

Përpos drurit, rënie e çmimit vërehet edhe tek peleti, ku një ton sivjet po shitet prej 120 e deri në 200 euro, përderisa vitet e fundit shitej 550 deri në 600 euro.

Nga kompania ‘Ilko Pelet’, deklaruan për “Front Online” se toni i peletit po kushton aktualisht 120 euro.

“Këtë vit një ton pelet kushton 120 euro”.

Ndërsa nga “Kompania Gorenje” e cila bënë shitjen e peletit kanë treguar për “Front Online” çmimet.

“Nëse i bënë blerjet 2 ton, çmimi për ton është 220 euro, nëse i blenë3 ton ose më shumë 200 euro çmimi për ton”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

Çmimi i lëndëve djegëse për ngrohje sivjet ka rënë dukshëm për shkak se interesimi i qytetarëve është që ngrohjen gjatë sezonit të dimrit ta bëjnë nëpërmjet paisjeve elektrike efiçiente, të cilat edhe sivjet po subvencionohen nga Qeveria e Kosovës.

Më 12 shtator 2024, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen publike për mbështetje për konsumatorët familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje. Masa për mbështetje për familje për pajisje efiçiente për ngrohje parasheh subvencionimin deri në 70% për kaldaja me biomasë(dru, pelet, briket), 40% për klima efiçiente dhe 30% për pompat termike./Front Online/

Related posts

Arresti shtëpiak/ Armina Mevlani komenton situatën e Sali Berishës: Kjo është diçka

dardanianews

Raporti i fundit: Katër të vdekur e 733 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

dardanianews

Kryeministri i këtij vendi ia cakton vetes 17 pozita zyrtare në qeveri

dardanianews