13.9 C
New York
October 29, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme

Ky është vendimi i Gjykatës që pezullon rritjen e çmimit të rrymës

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që ta shtyhet ekzekutimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar dokumentin, ku në aktvendim thuhet se kjo masë është marrë deri në momentin që Gjykata të vendos me vendim përfundimtar.

 

“SHTYHET ekzekutimi i vendimit nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë, derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, thuhet në dokumentin që ka siguruar Reporteri.net.

Padia është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës, përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm, Bajrush Xhemajli, me propozim për shtyrje të ekzekutimit të vendimit.

Ndërsa, tarifat e reja të energjisë nga ZRRE u vendosen më 9 shkurt 2022, ndërsa u publikuan më 16 shkurt 2022. /Reporteri.net

Related posts

Rexhep Selimi: Thaçi po kërkon fajtor për “Zajednicën”

dardanianews

Burri nga Skënderaj kërkon nuse me shpallje në mes të rrugës, e telefonova dhe mora përgjigje të çuditshme

dardanianews

Ndahet nga jeta gazetarja e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

dardanianews