23.3 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmi i fundit

Tragjike: Vdesin tre persona në rrugën Gjilan-Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat kanë vdekur në vendngjarje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje”, thotë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”.

Plotesim: Reporteri .net mëson se kërkimet kanë zgjatur mbi 7 orë, ku ekipet e kërkim-shpëtimit arritën mëngjesin e sotëm t’i gjejnë viktimat.

 

Related posts

Përsëritet historia e tragjedisë në Shkodër/ Një 27-vjeçare hidhet në Bunë me 4 fëmijët

dardanianews

Dyshohet se prindërit e ish-futbollistit Alban Bushit kanë vdekur në një aksident në Greqi

dardanianews

Ekskluzive: Ky është viktima e atentatit në rrugën C në Prishtinë

dardanianews