Edhe këtë vit do të ndryshojë ora ku akrepat do të kthehen përsëri për një orë pas.
Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit. Pra, të dielën më 27 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.
Disa herë është diskutuar që mos ndryshohet ora në Europë por gjithçka ka mbetur vetëm pjesë e hipotezave apo diskutimeve. Zhvendosja e akrepave të oraës është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.