July 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci” ka bërë të ditur se janë vendosur 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar.

Ai njoftoi se është mundësuar furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit.

“Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një pune të palodhshme të gjithë akterëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit”.

“Besojmë se shumë shpejt do të bëjmë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm. Treguam se edhe ne dijmë të organizohemi shumë mirë e shumë shpejtë dhe të koordinohemi në mënyrë perfekte”, shkroi Mujka.

Related posts

Vdes komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

dardanianews

Ekskluzive: Përplasje mes grupit të “Currit” dhe Mentor Beqirit, Insajderi sjell detaje nga gjuajtja në Graçanicë

dardanianews

Video e rrallë: Kështu dukej Prizreni para 50 vitesh

dardanianews