Nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen sot, Partia Socialiste me në krye Edi Ramën do të fitonte mandatin e katërt qeverisës.
Sipas të dhënave në sondazhin e realizuar nga “Report TV” në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 49.5% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit do të konfirmonin në krye të qeverisë sërish kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë, forcë e dytë do të renditej Partia Demokratike me në krye Sali Berishën në ‘arrest shtëpiak’. 32.4% e shqiptarëve do të votonin për PD, një rritje me 2.2% krahasuar me rezultatet e tetorit.
14% e Shqiptarëve do të votëbesonin partitë e reja, një rënie me 0.5% krahasuar me muajin tetor. Ndalur vetëm tek zgjedhësit në Diasporë, 51.8% do zgjidhnin PS për një mandat të katërt, 30.8% PD, 14.9% parti të reja, 2.5% parti të tjera të vjetra. Rezultatet e sondazhit, shiko tabelën më poshtë: