21.3 C
New York
May 27, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Mot befasues pritet të jetë në ditët në vijim!

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja. Herë pas here priten reshje kryesisht bore të cilat do të shtojnë shtresat e borës sidomos në viset kodrinore-malore. Mund të ketë edhe riga shiu orëve të mesditës në shumë ultësira. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 5 gradë Celsius, por ndjenja e ajrit të ftohtë do të jetë më e theksuar se temperatura reale për shkak të erërave të ftohta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por në disa zona të Shqipërisë do të ketë intervale të gjata kohore me diell. Ende priten reshje të herëpashershme, lokale bore e shiu në zonat më të ulëta në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe veri të Malit të Zi e më pak në viset kontinentale të Shqipërisë.

E Premtja pritet të jetë mjaft e ftohtë, me vranësira e disa intervale kohore me diell. Në Shqipëri do të shpeshtohen intervalet kohore me diell. Reshje të pakta bore priten nganjëherë në disa vise të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.

Nga fundjava më shumë kthjellime dhe acar sidomos orëve të natës dhe mëngjesit. Ka mundësi që mëngjeseve të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull./MeteoBallkan

Related posts

E dhimbshme: Kjo është 39-vjeçarja që dyshohetE dhimbshme: Kjo është 39-vjeçarja që dyshohet se kreu vetëvrasje në Besianë se kreu vetëvrasje në Besianë

dardanianews

Serbia del me versionin e saj për bisedimet sekrete në Zvicër, tregon kush mori pjesë (emrat)

dardanianews

‘Përbindëshi’ amerikan lundron përballë brigjeve shqiptare, rusët nuk kanë asnjë shans në Mesdhe

dardanianews