Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e saj, duke vendosur një piercing në kërthizë.
Bizhuteria e vogël i shton një detaj pamjes së saj, ndërsa këngëtarja vazhdon të tërheqë vëmendje me paraqitjet e saj.
Xhensila njihet për kujdesin ndaj paraqitjes dhe stilit personal. Këtë herë, ajo ka zgjedhur një aksesor të vogël që bie në sy, shkruan “Kosovarja”.
Sa i përket jetës private, këngëtarja është nënë e dy fëmijëve dhe vazhdon të jetë aktive në karrierën e saj muzikore.



