February 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Pas deklaratës së Vullnetit për orientimin e tij seksual, Zhaklina ka disa fjalë

Gazetari Vullnet Krasniqi është njëri nga banoret e ‘Big Brother VIP Kosova’ i cili me rrëfimin e tij mbrëmë ka bërë bujë të madhe në media.

Vullneti ka pranuar homoseksualitetin e tij. Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.

Andaj mes fytyrave publike nuk mungoi mbështetja që nga kolegët e tij, artistë dhe me veprimin e fundit Zhaklina Lekatari ka treguar mbështetjen e saj maksimale për Krasniqin, shkruan “Kosovarja”.

“Vullneti shënoi një moment historik për televizionin kosovar dhe shoqërinë. Ky akt i guximshëm jo vetëm që pasqyroi autenticitetin e tij si individ, por gjithashtu hapi një bisedë të rëndësishme rreth pranimit dhe diversitetit në një platformë që prek miliona shikues. Me këtë hap, ai sfidoi tabutë dhe i dha kurajë të gjithë atyre që ndihen të papërfaqësuar, duke treguar se liria për të qenë vetvetja është një akt revolucionar në vetvete” ishin fjalët e Lekatarit.

Related posts

E papritur, Xheneta kërkon të hyjë në “BBVA”?

dardanianews

Kejvina dhe Olta bëhen bashkë dhe zbulojnë rikthimin në BBV

dardanianews

Çfarë e çoi drejt fitores, kopjoi Luizin?, Zhaklin Lekatari: S’ka lidhje fare, Gjesti ka qenë i vërtetë deri në palcë

dardanianews