13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Parashikohet ndryshime drastike të motit në Kosovë, paralajmërohet për reshje të borës

Ditën e sotme parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet lokale të shiut do të shtrihen gradualisht, ndërsa në mbrëmje depërtimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje në të gjithë vendin.

Në pjesën më të madhe të territorit, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë para mesnatës, ndërsa deri pas mesnate ky shndërrim do të ndodhë në të gjithë vendin.

Reshjet pritet të jenë më të dendura lokalisht, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë fillimisht nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa me ardhjen e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 11°C.

Related posts

Lajm i rëndë për sportin kosovar, humb jetën trajneri i mirënjohur i basketbollit në moshën 33 vjeçare

dardanianews

Peci: Qeveria e Kosovës online për LVV, offline për LDK

dardanianews

Akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë: Çfarë do të ndodhë në Ballkan në 50, 80 apo 100 vitet e ardhshme?

dardanianews