23.5 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Parashikohet ndryshime drastike të motit në Kosovë, paralajmërohet për reshje të borës

Ditën e sotme parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet lokale të shiut do të shtrihen gradualisht, ndërsa në mbrëmje depërtimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje në të gjithë vendin.

Në pjesën më të madhe të territorit, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë para mesnatës, ndërsa deri pas mesnate ky shndërrim do të ndodhë në të gjithë vendin.

Reshjet pritet të jenë më të dendura lokalisht, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë fillimisht nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa me ardhjen e frontit të ftohtë, do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 11°C.

Related posts

Alarmi i Serwer: Vuçiç po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria të vendosë më shumë trupa

dardanianews

Rrebeshe shiu në këto zona dhe temperatura të larta, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme

dardanianews

Arrestohet ish-ministri i Kosovës, ja për kë bëhet fjalë

dardanianews