June 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

(Video) “Jam i lodhur, por sërish ka puls” – bën bujë videoja e Gjestit pak para se të hynte në Big Brother Albania

Gjesti ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme (e martë) me kalimin e tij në Big Brother VIP Albania 4.

Dhe kjo ndodhi akoma pa u bërë 24 orë nga largimi i spektaklit në Kosovë, Big Brother VIP, pas një eliminimi kokë me kokë me Drilon Ramën.

Ai siç shihet nuk ka të ndalur dhe ky veprim bëri bujë të madhe e mori vëmendjen e të gjithëve.

Pak para se të hynte në BBVA, këngëtari pejan kishte realizuar një video, e cila më pas u nda në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Jam i lodhur, i rraskapitur, por sërish ka puls. U kry çdo sen”, kanë qenë fjalët e Gjestit.

“Sen s’ka qenë ajo, s’ka qenë lojë, nxemje ka qenë. Vazhdojmë”, theksoi tutje artisti.

Me të hyrë, ai i dha një energji të mirë shtëpisë, ndonëse dinamikat atje ndërrojnë vazhdimisht. /Telegrafi/

 

Related posts

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije

dardanianews

Pejanët nuk i ndalon as koronavirusi për të marrë nuse

dardanianews

“Ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë” – Egla Ceno bën krahasimin mes Luizit e Kiarës si dhe Gjestit me Eglin

dardanianews