27.4 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëroi se do shfaqej rrëfimi i Gjestit, por i bie pishman

Hyrja e tij në BBVAL, ende pa u bërë 24 orë pas daljes nga Big Brother Vip Kosova shkaktoi shumë reagime.

Gjesti, që ka qenë pjesë e spektaklit në Kosovë, u prit me dyshim nga disa banorë, ndonëse një pjesë e madhe e publikut e mirëpriti me entuziazëm. E gjithë kjo situatë ka rritur tensionin në shtëpi, duke sjellë diskutime të shumta midis banorëve.

Reagim pati edhe nga producentja ekzekutive Olsa Muhameti, e cila hodhi kunja ndaj BBVAL, duke theksuar se lëvizjet e Gjesti janë të papranueshme. Ajo sugjeroi që ndonjëherë strategjitë e marketingut mund të dëmtojnë reputacionin e një origjinale të programit.

Sot në Youtube të Big Brother Kosova u paralajmërua se banorët do ta shikojnë rrëfimin për linjën e jetës së Gjestit, një episod që pritej të kishte jehonë të madhe te ndjekësit e programit. Ky rrëfim ishte pritur me shpërthime emocionale dhe përgatitje, por ngjarjet e papritura do të ndryshonin zhvillimin e situatës.

Mirëpo, pas shumë minutave në pritje, live në Youtube u ndal, duke mos filluar hic, linja e jetës së Gjestit.

Të shumtë ishin ata që e prisnin me padurim, por situata shkaktoi zhgënjim të madh te ndjekësit dhe banorët, të cilët kishin pritur të dëgjonin historinë e tij të jetës.

Ndërkohë që nuk dihen arsyet, pse u anulua në momentet e fundit. Një teori e sugjeruar nga fansat është se mund të ketë qenë një mënyrë për të marrë ende klikime nga ish banori tani, Gjesti. Kjo situatë ka nxitur spekulime e diskutime mbi qëllimet dhe strategjitë e prodhuesve të Big Brother.

Ndërkohë që Gjesti mbrëmë (e martë) i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai trazoi ujërat me të hyrë në shtëpi, ndonëse nuk u prit mirë nga një pjesë e banorëve. Disa e pritën me skeptikë, duke e parë si një element të ri që mund të sjellë ndryshime, ndërsa të tjerë shfaqën rezervat e tyre përpara inteligjencës dhe strategjive të tij.

Related posts

Violetë Kukaj rinohet pas ndarjes, çfarë i bëri vetës

dardanianews

Alba shfaqet si tigreshë dhe e këndon këngën e Atilles

dardanianews

A u prit me tupana “nusja” më e re e Ferizajit, Viven Thano? (VIDEO)

dardanianews