July 30, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

“I tërhoqa vëmendjen”, modelja shqiptare zbulon se çfarë i ka ndodhur me Silvio Berlusconin

Modelja Jori Delli u ka treguar banorëve në Big Brother për një episod që i ka ndodhur me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconin.

Jori u tha banorëve se ka qenë e ftuar në një emision italian dhe se prezenca e saj kishte tërhequr vëmendjen e Berlusconit, madje ai kishte telefonuar regjinë e emisionit dhe i kishte kërkuar që ta fokusonin më shumë Jorin në kamera.

Sipas saj, më pas prezantuesi i emisionit sportiv nuk e ka ftuar më, pasi nuk donte që të dilte sikur Berlusconi e drejtonte atë.

“Isha njëherë në një emision “Tiki Taka”, ai mori në telefon regjinë edhe tha ‘vendosni kamerat më shumë tek ajo vajza atje’. Edhe doli lajmi.

Unë për fajin e tij nuk shkova më te emisioni për muaj.  Se prezantuesi nuk donte të jepte idenë sikur Berluskoni drejonte atë, edhe ai nuk më foli më.

Mori në telefon regjinë Berlusconi dhe tha kush është ajo vajza, tregoje më shumë. Edhe nuk vajta më”, u shpreh modelja.

Related posts

Ziza Pajaziti në gjendje të rëndë pas takimit të ‘veçantë’ me të burgosurin Laert Haxhiu? Avokati: Ajo nuk është…

dardanianews

Jo vetëm me Adayemin, Loredana shoqërohet edhe me ”yllin” tjetër të Dortmundit

dardanianews

Befason Stresi, thotë se ka qenë në lidhje me dy nga vajzat e BBV 3

dardanianews