April 15, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Françeska ”trazon” rrjetin: Gjesti nuk do e hidhte poshtë lidhjen me Xhenetën për një Egli

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Françeska Murati. Ajo ka komentuar më shumë mbi ndodhitë më të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e po ashtu Gjestin, banorin që ka trazuar ujrat në shtëpi.

Pjesë nga intervista:

Si të duket Gjesti si lojtar?

Franceska: Më pëlqen shumë, më duket shumë interesant si karakter. Është një super gol, futja e tij aty. Në momentin që ai u fut në shtëpi kemi ngelur të gjithë me gojë hapur. Ishte fantastike si lëvizje, në lojë, në çdo gjë. Perlë. Është pikërisht personazhi që i duhej shtëpisë. Nëse e gjithë ‘gjella’ ishte gati, ai është ‘kripa’.

Kush do të ishte një element që do ta dëmtonte Gjestin në BBV?

Franceska:Shoh që ka ngacmime me Eglin. Shoh që ajo po ‘ia luan’ pak atij. Ka një 48 orë që Egli sikur ka parë disa drona, ka marrë një kthesë tjetër. Por tani ne kemi dhe një vajzë tjetër që po e pret këtë djalin. Sikur po krijohet një trekëndësh dashurie shumë interesant.

Beson se Egli dhe Gjesti mund të jenë çifti i këtij viti?

Franceska: Jo. Unë nuk besoj tek Egli. Gjesti është me dikë tjetër, nuk është ‘single’, është në një lidhje të konsoliduar, sado që ka pasur ato luhatjet momentet e fundit. Nuk më duket djalë që do e hidhte poshtë atë për një Egli.

Related posts

Melisa: Unë jam e pa fe, nuk jam pagëzuar ende

dardanianews

“Është rrenë për me më nxjerr” – momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

dardanianews

Nita Latifi konfirmon lidhjen, ndan momente intime nga shtrati

dardanianews