18 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

U eliminua mbrëmë, Amber “kryqëzon” Gjestin: Nëse ai fiton

Një sondazh i zhvilluar në faqen zyrtare të Top Channel zbuloi renditjen e banorëve të “Big Brother VIP”, nëse finalja do të mbahej të martën.

Gjatë emisionit “Big Brother VIP Fan Club”, Heidi ndau rezultatet, ku banori më i votuar ishte Gjesti me 49.34%, i ndjekur nga Gerta (30%) dhe Rozana (10.47%). Në vend të katërt u renditën Laert & Valbona me 3.23%, ndërsa pas tyre vinin Danja, Loredana dhe Shkëlzeni.

Pasi pa këtë renditje, Amberi e komentoi me skepticizëm:

“Nëse ata që i kanë dhënë Gjestit fitoren, janë ata komentuesit e TikTok-ut. Gjesti është fituesi i kamerave, është gjatë gjithë kohës tek kamera që aty nuk lejohet që të jesh gjatë gjithë kohës dhe të flasësh me kamerat. Aty ka lojtar që kanë më themel dhe ka lojtar që janë më të arsyetueshëm në lojën që kanë bërë dhe që kanë më shumë argumenta se Gjesti. Që do të thotë, nëse Gjestit i jepet ky edicion për mua do të ishte fatal.”

Related posts

Mes Gjestit e Gertës, Xheneta: Bigun duhet ta fitojë …

dardanianews

Stresi, Vullnetit: “Po të ishim takuar jashtë skandal ish bo, t’kisha rreh”

dardanianews

Eli Malaj e tepron me të qarën e fustanit, deri te pjesët intime

dardanianews