April 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Debat i ashpër në BBVA, Xumi ia përmend Xhenetën Gjestit: Ta mori femrën Edi në formatin tjetër

Dy banorët, të cilët nisën lojën si miq të afërt, duket se tashmë kanë hyrë në një konflikt të ashpër, i nxitur nga afrimiteti i Gjestit me një tjetër banore, Egli.

Gjatë një debati të fundit brenda shtëpisë, Xumi nuk i kurseu fjalët ironike ndaj Gjestit, duke bërë referenca për marrëdhënien e këtij të fundit me Eglin. “Ta mori Edi femrën te formati tjetër,” tha Xumi, një koment që duket se ka ndezur edhe më shumë tensionet mes tyre.

 

Gjesti, nga ana tjetër, u përgjigj menjëherë, duke mos e lënë ironinë pa kundërpërgjigje: “Siç ta mora unë ty.”

Ky shkëmbim i fortë ka krijuar një atmosferë të ngarkuar brenda shtëpisë, duke ndikuar jo vetëm te dy protagonistët, por edhe te dinamika e grupit.

 

Miqësia e dikurshme mes Xumit dhe Gjestit duket se ka përfunduar në një rivalitet të hapur, ndërsa publiku po pret me kureshtje se si do të zhvillohet ky raport në ditët në vijim.

“BBVA4” vazhdon të mbajë shikuesit të gozhduar para ekranit, me momente dramatike dhe tensione që e bëjnë lojën edhe më të paparashikueshme. /Telegrafi/

 

Related posts

Ribashkimi i Shpend Ahmetit me gruan: Një histori shprese dhe pajtimi

dardanianews

Edona telefonon Lumbardhin, e pyet se a janë ndarë me Kaderin (Video)

dardanianews

Milaimi flet sërish për Olta Gixharin dhe e ‘imiton’,përfshin edhe Ilir Shaqirin: “Më ka thënë që ajo…”

dardanianews