1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti i ashpër me Eglin, ajo shpërthen në lot

Një debat ka plasur sërish sot (e hënë) mes Egli Takos dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.

Këngëtari pejan ka kërkuar nga Egli që ta lërë pasi po i pengon në çdo gjë dhe se nuk po e lë të bëjë asgjë.

Banorja ishte prekur nga fjalët e Gjestit pasi kishte kërkuar që ta linte, derisa po bisedonte me Rozanën.

Ndonëse u largua, më pas artisti i tha se nuk po e lë asnjë moment dhe se nuk dëshiron që të veprojë në këtë mënyrë.

“Mos më hajde më hiç, largohu, nuk qenke në vete, ke hyrë në paranoja”, iu drejtua ai.

Egli në anën tjetër u mërzit dhe më pas shkoi te shtrati dhe po qante me dënesë.

Duket se ky afrimitet i madh i Eglit po i pengon Gjestit dhe se nuk po mund të bëjë atë që dëshiron.

Related posts

Zërat se Bora Zemani do i merr vendin në Top Channel, Arbana Osmani ka për të thënë diçka

dardanianews

Gjoksi i Zanfines po rritet dita-ditës

dardanianews

Gjesti publikon këngën e re, dedikim për vëllain e ndjerë

dardanianews