June 27, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit – fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Reperi Gjesti duket se nuk e ka ndërprerë komunikimin me Eglin, pavarësisht izolimit në “shpellë” së bashku me tre banorët e tjerë të dënuar: Rozanën, G Banin dhe Klajdin.

Së fundmi, ai ka përdorur një copë letër për t’i dërguar një mesazh partneres së tij brenda shtëpisë së BBVA. Në shënimin e tij, Gjesti ka shkruar ndër të tjera: “Zhduku dhe T.H.P.” – një mesazh që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Fansat kanë filluar të aludojnë për kuptimin e tri inicialeve të fundit, duke spekuluar se ato mund të jenë një shprehje me përmbajtje erotike apo gjuhë vulgare e rrugës.

Ky detaj ka ndezur debat në seksionin e komenteve, me ndjekësit e reality show-t që ndajnë opinione të ndryshme mbi natyrën e mesazhit dhe mënyrën e komunikimit të reperit me Eglin.

Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve, përfshirë edhe Eglin, vijojnë dinamikat e tyre brenda ambienteve të zakonshme të shtëpisë së BBVA, të pashqetësuar nga zhvillimet në zonën e izoluar.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë lidhur me këto metoda alternative komunikimi apo nëse Egli do të reagojë ndaj këtij mesazhi të koduar. /Telegrafi/

Related posts

Ermali tregon ‘tekat’ e Megi Pojanit gjatë xhirimeve: Donte 3 persona…

dardanianews

Para syve të Dolces, Limi flet për të kaluarën me Albën: I kam thënë s’më pëlqen stili, por veç me bë diçka tjetër

dardanianews

I përket besimit të krishterë, por Sara Gjordeni thotë se dhuron për familjet në nevojë prej gjashtë vitesh në periudhën e Ramazanit

dardanianews