25.2 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajmi i fundit

Vdes mjeku i njohur kosovar, Prof. Dr. Isuf Dedushaj

Sot është ndarë nga jeta mjeku i njohur kosovar, Isuf Dedushaj, pas përballjes me një sëmundje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij, e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

“Me dhembje të thellë ju njoftojmë se pas nje sëmundje të gjatë u nda nga jeta i dashuri prindi ,vllau,miku ynë, burri i madh i Shqiptarisë Prof.Dr Isuf Dedushaj”, shkruhet në njoftim.

Familjarët po ashtu kanë bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë në vazhdim.

Prof. Dr. Isuf Dedushaj ishte mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë.

Shkollën fillore e ka kryer në Vuthaj dhe Guci, ndërsa gjimnazin e ka përfunduar në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.

Isuf Dedushaj në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan dhe dekan.

 

Related posts

Lajmi i fundit: Vrasje në Vranjevc, therret për vdekje një nxënës

dardanianews

“Fatoni u vra ditë më përpara lajmërimit”! Gazetari zbulon të dhënat tronditëse

dardanianews

VEPRIMTARIA BAMIRËSE E SHBK”SALIH  ÇEKAJ” NË ZVICËR

dardanianews