August 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajmi i fundit

Vdes mjeku i njohur kosovar, Prof. Dr. Isuf Dedushaj

Sot është ndarë nga jeta mjeku i njohur kosovar, Isuf Dedushaj, pas përballjes me një sëmundje të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij, e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

“Me dhembje të thellë ju njoftojmë se pas nje sëmundje të gjatë u nda nga jeta i dashuri prindi ,vllau,miku ynë, burri i madh i Shqiptarisë Prof.Dr Isuf Dedushaj”, shkruhet në njoftim.

Familjarët po ashtu kanë bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë në vazhdim.

Prof. Dr. Isuf Dedushaj ishte mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë.

Shkollën fillore e ka kryer në Vuthaj dhe Guci, ndërsa gjimnazin e ka përfunduar në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.

Isuf Dedushaj në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan dhe dekan.

 

Related posts

Përparim Rama e mund Arben Vitinë me shikueshmëri në një debat televiziv

dardanianews

Sondazh: Kush është lideri legjitim i demokratëve?

dardanianews

Dy anije amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

dardanianews