15.3 C
New York
October 8, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rëndohet ofendimi: Gjesti del se ka babain veteran të UÇK-së, xhaxhain të vrarë nga serbët

Në fakt, kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit. Pas sharjeve me familjarë, ofendimeve për gjatësinë, ofendimeve për karakterin e tij, sulmeve fizike, që nga shtyrjet, afrimi fytyrë me fytyrë, tentim goditjet me grusht e çka jo tjetër, tash ai u ofendua rëndë edhe në identitet, shkruan lajmi.net.

Konkurenti nga Laçi i Shqipërisë, këngëtari Joz Marku, iu drejtua atij me fjalët “kopil shk*ine”. Vetëm e vetëm, pse Gjesti bëri një lojë në LOJËN e dasmës që krijuan ai dhe konkurentja tjetër, Loredana.

Për ta sqaruar këtë situatë me dy lëvizje dhe për të treguar pse kjo dhemb shumë për Gjestin. Ky i fundit, mbrëmë tregoi vetë se babai i tij është veteran i UÇK-së, teksa xhaxhain e ka të vrarë nga serbët. Kaq, për të treguar për prapavinë patriotike të këtij djali, shoëmeni të ri nga Kosova.

Dështim total nga produksioni i TopChannel që lejon fyerje raciste.

Zarfet e zi janë bërë zarfe të bardha në këtë format. Në 90% të rasteve, viktimë është Gjesti. Së fundmi, ai përfundoi në spital si rrjedhojë e një veprimi të dhunshëm të gazetares Gerta Gixhari. Rezultati: Gerta rri nja 2 orë jashtë shtëpisë dhe kthehet kinse me votat e publikut, ani pse u pa disponimi i 95% të audiencës që ishin kundër dhënies së një shanses së dytë për të.

Grushtet nga G Bani, ofendime me motër e nënë, sulme e çka jo tjëtër. Një dështim si shoqëri, apo dështim televiziv.

Si është e mundur që këto gjëra pikë së pari të tolerohen nga kompania që jep patentën për këtë format?

Si është e mundur që nuk ka reagim, për një djalë veterani, nip të të vrarit nga serbët?

 

 

Related posts

Santiana Maloku shtatzënë, foto që sipas ndjekësve ngjall dyshime .. (Foto)

dardanianews

Xhensila me vallëzim sensual në koncert, fansat ‘shkrihen’ nga lëvizjet e saj /VIDEO👇

dardanianews

Pas reagimit, Eglit i ndodh e papritura

dardanianews