-5.3 C
New York
February 21, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Indriti eliminohet nga gara, thotë se BBVA 4 e fiton Gjesti

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër eliminim të bujshëm.

Këtë herë, gara për çmimin e madh u ndërpre për Indrit Muratin, i cili nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë ku në garë për qëndrimin ishin gjithsej tetë banorë.

Gazetari dhe këngëtari, i cili hyri në shtëpi në një fazë të mëvonshme të lojës, u largua pas vendimit të publikut, duke përmbyllur kështu rrugëtimin e tij në reality show.

Pas eliminimit, ai u prit në studio nga Ledion Liço dhe opinionistët, ku ndau mendimet e tij mbi eksperiencën në shtëpinë e BBVA4.

I pyetur nga opinionisti Arbër Hajdari se kë mendon si fitues të këtij edicioni, Indriti dha një përgjigje të sinqertë: “Do të doja ta fitoja Danja, por e fiton Gjesti”.

Ai shpjegoi se duke qenë se hyri më vonë në shtëpi, ishte i vetëdijshëm për simpatinë e madhe që Gjesti ka nga publiku jashtë, dhe për këtë arsye beson se ai është favoriti kryesor për çmimin e madh.

Pavarësisht eliminimit, Indriti u shpreh i kënaqur me rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 4 dhe falënderoi publikun për mbështetjen. /Telegrafi/

Related posts

Nga oborri i ‘Big Brother’ këta persona po i tregojnë Xhenetës së Gjesti është në ‘BBVA’

dardanianews

FOTOT/ ”Të dh**fsha Italinë”, Luana Vjollca vjen me poza të nxehta nga pushimet në jug të Shqipërisë

dardanianews

Mësohet identiteti, ja kush është e dashura e re e Stresit (Foto)

dardanianews