-5.5 C
New York
February 22, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti i gatuan ‘kulaç’ Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Xhenetën

Së fundmi, Gjesti ka bërë një veprim që ka shkaktuar një miks emocionesh në shtëpi – nga të qeshurat deri te tensioni. Ai i ka përgatitur dy kulaçë, një nga shenjat e tij të veçanta brenda shtëpisë, duke shkruar mbi to mesazhin ironik: “Të do c*ca jote”.

Kjo “dhuratë” ka ardhur si një reagim i tij pas debateve mes Loredanës dhe Eglit, gjatë të cilave këngëtarja i përmendi Eglit ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun.

Duket se kjo situatë ka shkaktuar një lloj frustrimi tek Gjesti, i cili ka zgjedhur që përmes humorit të dërgojë një mesazh të koduar.

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Lexo po ashtu https: https://shorturl.at/ykaIv  “Rrenë qoftë” – bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Pasi ka vendosur kulaçët në dhomën e ndenjës, Egli e ka kuptuar menjëherë qëndrimin ironik të tij dhe është ngritur për ta ndjekur nëpër shtëpi, duke shkuar deri në dhomën e gjumit për t’i kërkuar llogari. Ky moment është komentuar gjerësisht nga banorët dhe ka shkaktuar një atmosferë të ndezur brenda shtëpisë.

Megjithatë, situata nuk u ndal me kaq. Gjatë një debati tjetër, Egli i është kthyer reperit nga Peja, duke e paralajmëruar që nëse ai vazhdon t’ia përmend ish-të dashurin, edhe ajo di t’i përmend atij të kaluarën sentimentale.

“Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të ta përmend Zhanetën”, u shpreh ajo, duke ngatërruar emrin e ish-partneres së tij, Xhenetës.

 

Related posts

Olta me pozë se*ksi, veç në…

dardanianews

Arresti shtëpiak/ Armina Mevlani komenton situatën e Sali Berishës: Kjo është diçka

dardanianews

Romeon e quajtën ‘pa këllqe’, Donaldi reagon ashpër ndaj Rozës dhe Albit

dardanianews