7.7 C
New York
March 16, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA – do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Gjesti ditën e djeshme (e mërkurë) ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka thyer rregullat e shtëpisë dhe për këtë erdhi një zarf i zi, ku thotë se vendimi do të njoftohet të shtunën.

Banori nga Kosova theksoi se pati një moment të vështirë dhe ngarkesë nga dy persona që janë brenda.

Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma.

Ajo thotë se Gjesti ka fituar Big Brotherin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë dhe se është më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë.

Postimi i plotë i Vesa Lumës:

“Për t’u bërë pjesë e këtyre formateve duhet të kesh shumë forcë..si Gjesti.

Përtej faktit që pjesëmarrja në këtë program me shikueshmëri të lartë të hap rrugë të reja…por…mendja është gjëja më e çmuar që kemi.

Në këtë rast, e kuptoj tepër mirë Gjestin i cili është i izoluar tash e sa muaj. Dhe duke qenë se padyshim është fitues edhe i BBVK dhe i BBVA – mbase do ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve.

Se vlerën e çmimit të madh do ta tejkaloj disa herë brenda këtij viti.

Le të rrinë ata që i riktheu publiku sërish aty brenda të bëjnë lojë e shikueshmëri”.

Related posts

A do të pranonte të bënte s*ks për 1 milion euro – përgjigjet Rike Roçi

dardanianews

Kompania e madhe do t’i paguaj 50 mijë euro për Gjestin, nëse e fiton Big Brother

dardanianews

“E trondite skenën”: Atifete Jahjaga argëtohet në klubin e natës!

dardanianews