Më 3 nëntor të vitit 1956 u lind, Faruza Kallaba, në Damask të Sirisë. Ishte bija e babait shqiptar, Haki Kallaba dhe nënës ukrainase, Ana Senkijeviq.
Si fëmijë, Faruza bashkë me familjen e saj ishte shpërngulur nga Siria dhe ishte vendosur në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqiptaro-amerikania, Faruza Kallaba, është femra e parë, e cila gjatë ndërhyrjes 78 ditore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe ekonomike të regjimit kriminal të Millosheviqt, kishte një rol shumë domethënës.
Ajo, duke pilote me shumë përvojë me aeroplanin e saj, furnizonte aeroplanët bombardues të NATO-s, në fluturim. Pilotja, pjesëmarrëse në luftën e NATO-s kundër Serbisë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

