23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Reagon Egli Tako pas daljes nga Big Brother: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Në një postim të ndarë me ndjekësit e saj, ajo ka shprehur ndjenja të përziera, duke treguar se ndonjëherë as vetë nuk e di si ndihet.

“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën e zbrazëtisë,” – ka shkruar ajo.

Ajo e cilëson këtë ndjesi si diçka të çuditshme, duke treguar se ndonjëherë arrin ta ndihmojë veten, e ndonjëherë jo. Në fund, Egli pranon se në këto momente ka nevojë për ngrohtësinë dhe përqafimet e familjarëve dhe miqve të saj, shkruan “Kosovarja”.

Ky reagim vjen menjëherë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother, duke lënë të kuptohet se përvoja brenda shtëpisë ka pasur një ndikim të fortë emocional tek ajo. Tashmë, Egli duket se po kërkon qetësi dhe mbështetje nga njerëzit e saj të afërt.

 

Related posts

Marinela Hysa bën deklaratë të fortë për Blendi Fevziun: “Ai dilte me dy shoqet e mia!”( Video )

dardanianews

Pas ndarjes godet Teuta Selimi: S’jam me ty le t’kallet bota

dardanianews

Në një lidhje të re? Sara me një video i jep fund aludimeve

dardanianews