15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Egla Ceno: Unë jam me Gjestin, djalin pa shkollë që ia kanë frikën

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se ai nuk ka rival brenda shtëpisë.

“Një përqafim të ngrohtë Eglit: Ndjenjat që nuk të kthehen mbrapsht dhembin shumë, por ka shërim! Sa i përket Gjestit dua të përgjigjem kështu: Fati i tij është që nuk ka rival aty brenda që ia zbeh tingullin. Disa e kanë ‘frikë’ dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim e disa të tjerë nuk dinë as nga ta kapin”, ka potencuar Egla.

Foto: Egla Ceno / Instagram

“Në kontekstin që është krijuar aty brenda, unë jam me Gjestin. Po po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë”, shkroi aktorja e njohur.

“BBV shqiptar ngelet një nga spektaklet më të paparashikueshme në TV por në thelb aty ‘ruhet’ njeriu”, përfundoi ajo në postimin e saj në Instagram.

Egla Ceno e cila kishte fituar edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, kishte qenë një personazh tejet dinamik i atij sezoni.

Related posts

Sondazhi javor: Lexuesit votojnë me 47 për qind për banorin që duan të largohet këtë javë nga BBVK

dardanianews

Luizi na bëri sërish konfuz për shtatzëninë e përfolur të Kiarës

dardanianews

“Dhe mos gabo me gruan…se s’të fal, të lë”, Shpat Kasapi habit me shkrimin pas ndarjes

dardanianews