7.7 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Gjesti pranon se i mungon Egli: Nëse hyn në shtëpi e prish lojën, le të ulet çmimi

Gjatë bisedës, Rozana ngriti një pyetje interesante: “A ka mundësi të sjellin Eglin sot?”.

Foto: Screenshot/

Gjesti u përgjigj shkurt: “S’e di”. Megjithatë, ai shtoi se nëse Egli do të futej në shtëpi, do të prishte sfidën e mosreagimeve.

“Jo, nëse e sjellin, e prish, menjëherë. S’ma ndien, le të ulet çmimi e krejt. Jo, s’më intereson kjo punë”, tha Gjesti, duke treguar se për të, pranimi i Eglit në shtëpi do të ndikonte ndjeshëm tek ai.

Foto: Screenshot

Rozana e pyeti më tej: “E prish ë? Çka bën?”.

Gjesti u përgjigj pa hezitim: “Menjëherë e prish, i flas, muhabet, llaf sa të mundem”.

"Jam shumë e sëmurë", Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

Lexo po ashtu“Jam shumë e sëmurë”, Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

Duke e vërejtur ndjenjën që ai shfaqte, Rozana e pyeti: “Të ka marrë malli?”

“Po, qysh jo”, u përgjigj Gjesti me sinqeritet.

Ajo vazhdoi ta testonte më tej, duke e pyetur nëse e mendonte Eglin.

“Po, e mendoj”, pranoi Gjesti, duke shtuar se kishte pasur shumë momente të mira me të, por diçka kishte ndikuar negativisht në situatën e tyre.

Biseda mes tyre tregoi qartë se Egli është një person me rëndësi për Gjestin dhe se kthimi i saj në shtëpi mund të ndryshojë shumë dinamika brenda saj. /Telegrafi/

 

Related posts

Dolçe po “çmend” të gjithë në Grande Fratello: Gazetarja Blinera flet nga Italia

dardanianews

Futesh te krevati i Gjestit, nuk e dimë se ça bëhet poshtë jorganit”, Valbona e ashpër ndaj Rizartës

dardanianews

Ditë e rëndë për Brikenën e RTK-së, i vdes vëllai në moshë shumë të re – moderatorja s’po mund ta përballojë dhimbjen

dardanianews