15 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Videoja e Eglit me parukierin bëhet virale – Dyshohet se jep informacione

Në video, ndërsa parukieri kujdesej për pamjen e saj, ai i tha me shaka: “Të kam marrë inat”.

Egli, e habitur, e pyeti arsyen, ndërsa ai iu përgjigj: “Jashtë, s’u kujtove fare për mua”.

Egli menjëherë u mbrojt, duke thënë: “Jo, e ke gabim, ne kemi folur në telefon”.

Parukieri i buzëqeshi dhe u përgjigj shkurt: “Po mirë”.

Egli vazhdoi të shpjegonte: “Po unë s’kam dalë fare nga shtëpia, o dritë. Vetëm kush më ka ardhur të më takojë në shtëpi”.

Në atë moment, dëgjohet një zë nga produksioni që i thotë: “Egli, kujdes mikrofonin”.

Kjo frazë ndezi menjëherë spekulime në rrjet, me shumë shikues që e interpretuan si një sinjal se Egli po jepte informacion të ndaluar, duke lënë të kuptohej se ajo nuk ka lënë fare shtëpinë e Big Brother.

Nga ana tjetër, fansat e saj dolën në mbrojtje, duke shpjeguar se Egli e kishte fjalën për shtëpinë e saj personale dhe jo për qëndrimin në shtëpinë e BBVA.

Debatet mes ndjekësve vazhdojnë, ndërsa videoja po shpërndahet me shpejtësi, duke nxitur diskutime mbi kuptimin e vërtetë të fjalëve të saj dhe nëse ka një keqkuptim të qëllimshëm nga publiku.

Related posts

Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli kunata, kjo foto flet shumë!

dardanianews

Martohen Loredana dhe Karim, dalin pamjet 😍😍

dardanianews

Pasi e kuptoi se Blero ka tentuar ta tradhtoi në martesë, Teuta bën reagimin që askush se priste

dardanianews