Teksa kanë kaluar 14 muaj nga futja në takim special me Laert Haxhiun, të modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, janë zbuluar dokumente zyrtare lidhur me marrëdhënien që ka i dënuari me burg përjetë me modelen kosovare, Pajaziti.
Hetimet e kryera nga prokuroria e Korçës, kanë zbuluar një kontratë noteriale bashkëjetese, të firmosur në ambientet e burgut të Drenovës nga Laert Haxhiu dhe jashtë burgut, rezulton të ketë firmosur Ziza Pajazit
“…pasuritë e fituara nga secila pale, para fillimit të bashkëjetesës mbeten pronë e veçantë e asaj pale. Pasuritë e fituara gjatë bashkëjetesës konsiderohen pasuri personale e secilit bashkëjetues…”.
Të gjitha këto veprime, janë kryer pas skandalit që përfshiu burgun e Korçës, me hyrjen në muajin Maj-Qershor 2025, të disa vajzave në takime speciale me të dënuar për vepra të rënda dhe futjen në masë të aparateve të telefonit.
Tashmë kjo çështje ka shkuar në gjykatën e Korçës, për shqyrtim gjyqësor,ku i pandehur është marrë një zyrtar i burgut të Drenovës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Mësohet se i pandehur ishte marrë dhe një zyrtar tjetër, por vepra penale e tij u pushua për shkak të ligjit të “Amnistisë”./Syri.ne

