23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

tani…Gjesti i prerë me Eglin në Big Brother VIP Albania: Është kryer gjithçka mes nesh, mos mbaj më shpresa

“Është kryer çdo send mes neve, kaherë e kam kryer unë me ty. Hala ke shpresë në mua? Jo zemra jeme, këto janë X në jetën time. Futet në kokë një herë e mirë, ftohu, sa është herët ftohu,” – ka thënë Gjesti, duke i dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë Eglit.

Dyshja, që dikur kanë pasur një lidhje, ka kaluar nëpër debate të vazhdueshme, veçanërisht pas rikthimit të Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Tensioni mes tyre ka qenë i dukshëm, dhe ky moment ishte një tjetër kulminacion i marrëdhënies së tyre të brishtë.

 

Gjesti duket të ketë marrë një vendim të prerë për t’i dhënë fund çdo mundësie për një ribashkim, duke kërkuar që Eglit të pranojë realitetin dhe të heqë dorë nga shpresat e mëtejshme.

Ky moment ka shkaktuar shumë reagime nga pjesëmarrësit dhe ndjekësit e emisionit, të cilët janë të interesuar të shohin se si do të zhvillohen më tej marrëdhëniet mes të dyve në “Big Brother VIP Albania”. /Telegrafi/

Related posts

Modelja egjiptiane ‘çmend’ rrjetin me foto nga jugu i Shqipërisë: E dashuruar me një shqiptar

dardanianews

Vivien dhe Andi të Big Brother VIP Kosova shihen në Tiranë

dardanianews

“Jam e plotësuar deri në pjesën intime”, Arjola flet për nisjen e një lidhje të re

dardanianews