25.4 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Reagon përsëri Xheneta: Gjesti më ka në zemër, dridhet për mua

E ftuar në emisionin Fiks Fare, Xheneta Fetahu ka bërë disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke zbuluar të pathëna mbi marrëdhënien e saj me Gjestin, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4.

Sipas Xhenetës, Gjesti ende ruan ndjenja për të, duke përmendur disa fakte që sipas saj e vërtetojnë këtë. Një ndër to është fakti që ai ende mban disa nga gjërat e saj personale brenda shtëpisë së BBVA.

Për më tepër, ajo tha se në deklaratat e tij të fundit, Gjesti ka pranuar se momenti më i bukur për të në këtë format ishte pikërisht hyrja e saj në shtëpi.

Përveç kësaj, Xheneta ndau edhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni, duke dhënë emra të cilët sipas saj kanë më shumë gjasa të shkojnë deri në fund.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shtuar më shumë kuriozitet për atë që mund të ndodhë mes saj dhe Gjestit pas përfundimit të spektaklit.

A është ende e hapur historia mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë! /Telegrafi/

 

Related posts

Roza Lati rrëfen historinë tronditëse të Rita Latit: Babi e rrihte, por ajo nuk largohej se e quanin ku**ë

dardanianews

Kjo është shifra marramendëse, sa i kushtoi veshja e Megi Pojanit?

dardanianews

LIVE: Dy shqiptarët shkëlqejnë me vokalin e tyre në finalen e Eurovisionit, ja si të votoni për ta

dardanianews